Rreth nesh


Vizioni, Misioni, Vlerat dhe Parimet

Orbico group


Grupi Orbico është distributori kryesor i një numri të madh të brendeve botërore të cilësisë së lartë dhe të njohura globalisht, të cilat paraqesin një asortiment të gjërë, duke filluar nga produktet e bukurisë dhe kujdesit personal, produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, teknikë dhe aparate elektrike, produkte farmaceutike, lodra, tekstil, cigare, si dhe produkte të vajrave motorike.

Një gamë e tillë e gjerë dhe e larmishme e brendeve dhe produkteve, kërkon fleksibilitet të nivelit më të lartë, aftësi të përshtatjes ndaj ndryshimeve të vazhdueshme, organizatë fleksibile dhe të përshtatshme, si dhe investime në zhvillimin e vazhdueshëm të njerëzve dhe brendeve.

Qëllimi jonë është të gjenerojnë rritje të qëndrueshme të biznesit, të krijojmë vlera shtesë për partnerët tanë të biznesit dhe të brendeve në portfolion tonë. Konsumatorët tanë janë të gjithë pjesëmarrësit e njohur dhe relevant në treg, duke filluar nga zingjirët e mëdhenj ndërkombëtar, zingjirët lokal të shitjes me pakicë, shitësit me shumicë, farmacitë, tregtarët e pavarur lokal, sipërmarrësit B2B dhe kanalet e shitjës së specializuar. Prandaj, Orbico është pikërisht partneri juaj i punës, i cili përmbush nevojat e partnerëve të vet të biznesit me përzierje optimale të ofertës së produktit, shërbimeve, fleksibilitetit dhe njohurive lokale.

Me një ekip të ekspertëve profesional të pasionuar dhe të përkushtuar,  ne ofrojmë zgjedhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për shitje, shërbime të logjistikës, marketingut dhe menaxhimit të brendeve në kuadër të portfolios sonë. Në punën dhe veprimet tona,  në jemi të drejtuar nga Vizoni, Misioni, Parimet dhe Vlerat.

  • Te jetë distributori kryesor në Europë

  • Të ofrojmë shitjen, brend menaxhimin dhe shërbimt logjistike me kualitetin më të lartë për partnerët tanë të biznesit.
  • Të rrisim pjesëmarrjen e brendeve tona në kategoritë e tyre përkatëse në secilin treg
  • Të ndërtojmë marrëdhënie cilësore dhe afatgjata me të gjithë bashkëpunëtorët
  • Të krijojmë mjedis i cili frymëzon përsosmëri në punën që e bëjmë.
     

  • Kemi pasion për të fituar
  • Vlerësojmë qasjen udhëheqëse
  • Inkurajojmë vetë-iniciativën
  • Punojmë me nder dhe integritet
  • Tregojmë respekt ndaj secilit individ
  • Vlerësojmë lartë mjeshtërinë personale
  • Përshtatemi ndaj ndryshimeve
     

  • Njerëzit janë vlera jonë më e çmuar
  • Jemi të përqëndruar në kënaqësinë e konsumatorit
  • Jemi organizatë e thjeshtë dhe fleksibile, e përshtatshme ndaj ndryshimeve
  • Jemi të orientuar në efieqencë në shpenzime dhe rezultate në punë
  • Fitimi i qëndrueshëm dhe zhvillimi janë thelbësor për suksesin tonë
  • Jemi kompani e përgjegjëshme ndaj shoqërisë dhe mjedisit
     

SHËRBIMET TONA


Orbico ofron zgjidhje të plota dhe gjithëpërfshirëse biznesore për shitje dhe distribuim, shërbime logjistike, marketing dhe shërbime të menaxhimit të brendeve për një numër të madh të industrive dhe fushave të biznesit, sikurse janë mallërat e konsumit të gjërë, produkte të bukurisë dhe kujdesit personal, produkte farmaceutike, lodra dhe tekstil, aparate elektrike, cigare, vajëra motorike dhe shumë të tjera.

Ne i ofrojmë furnitorëve dhe klientëve tonë, shërbime të cilësisë më të lartë, duke u siguruara angazhim të palodhshëm, vlera të rritjes dhe zhvillimit. Aktiviteti i Orbico-s sot shtrihet nga Deti Baltik deri tek ai i Zi, duke operuar në 19 shtete, duke shfrytëzuar sinergjinë e funksioneve mbështetëse si dhe përvojën në menaxhim të kombinuar me fokusin e fortë, prezencën, njohuritë dhe ekspertizën profesionale lokale.

Konsumatorët tanë janë të gjithë pjesëmarrësit e njohur dhe relevant në treg, duke filluar nga zingjirët e mëdhenj ndërkombëtar, zingjirët lokal të shitjes me pakicë, shitësit me shumicë, farmacitë, tregtarët e pavarur lokal, sipërmarrësit B2B dhe kanalet e shitjës së specializuar

Orbico sot bashkëpunon me më shumë se 170 furnitorë, menaxhon me më shumë se 500 brende globale dhe lokale, si dhe furnizon mbi 80000 klient.

DËSHIRONI TË JENI PJESË E FAMILJES SONË ORBICO?


Gjeni më shumë informacione në lidhje me pozicionet e lira si dhe mundësitë në të cilat mund të punojmë së bashku

Më shumë informacione